Celebrities Gossip Showbiz

U aludua se është në një pritje të ëmbël, reagon Sarah Berisha!

Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pra në “BBV” dhe mesa duket po vazhdon edhe jashtë saj. E kemi fjalën për çiftin simpatik, Sarah Berisha dhe Dj PM. Së fundmi në mediat sociale u aludua se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shkak për këtë u bë një fotografi e Sarës në ditëlindjen e Monikës, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.

Blogerja ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke ripublikuar një fotografi nga ditëlindja e Monikës ku shkruhej: “Sarah është në pritje të ëmbël”. Ajo ka ironizuar dhe mohuar lajmet se është shtatzënë duke shkruar:

“Goc apo çun dini gjë ju?

Sarah përgjatë kësaj kohe ka qenë e tërhequr nga intervistat, por vijon të komentohet për marrëdhënien e saj me DJ PM. Më shumë rreth kësaj marrëdhënie ajo i ka zbuluar pak ditë më parë teksa ishte e ftuar në “Wake Up”. Sjellim në vëmendje gjithashtu se motrat Sarah dhe Ditea Berisha ishin të ftuara pak ditë më parë në “Pardon My French” për një intervistë shumë interesante ku zbuluan gjëra rreth punës së tyre, jetës personale dhe jo vetëm.

Ato janë shumë të dashura për publikun shqiptar dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtyre muajve të fundit. Shumë të suksesshme që të dyja, motrat Berisha tashmë janë bërë pjesë e pandarë e medias teksa që të dyja kanë nisur moderimin në emisione dhe rubrika përkatëse.