Health & Beauty Lifestyle Love & Sex Sex

Se sa të aftë jeni në dhomën e gjumit tani e tregon dhe grupi juaj i gjakut…

Nëse jeni nga ata që ‘bëni namin’ me aftësitë e tuaja në shtrat dhe dini si të kënaqni partnerët, kemi një lajm për ju. Më në fund kemi zbuluar sekretin tuaj.

Besojeni apo jo, ekspertët kanë konstatuar që edhe grupi i gjakut ka ndikim në shkathtësitë tuaja në dhomën e gjumit. Studimet shkencore sërish kanë shkuar një hap përpara kur është fjala për seksin.

Së fundmi është zbuluar që njerëzit me grupin 0 të gjakut kanë prirje më të mëdha në unifikimin seksual me partnerin. Ata i vënë vetes qëllime të larta dhe në arritjen e tyre asgjë nuk mund t’i pengojë. Në po të njëjtën mënyrë sillen edhe ndaj seksit.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 dinë se cilat karakteristika i kanë ata që janë më të aftë të dhomën e gjumit dhe bëjnë çdo gjë që të bëhen vërtet të tillë. Këta persona nuk e duan kurrsesi monotoninë, prandaj janë gjithmonë të gatshëm për të eksperimentuar. Pra, nëse partneri juaj e ka këtë grup gjaku, e keni të garantuar një marrëdhënie seksuale të shëndetshme dhe ‘të mirë’, si dhe kënaqësinë maksimale, sepse ata nuk do të lejojnë që të mbeteni të pakënaqur.

Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit zbuluan se ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë rrit dëshirën për seks te njerëzit. Gjatë studimit, gratë dhe burrat u ekspozuan ndaj rrezatimit UVB në kushte të kontrolluara dhe gjetjet ishin befasuese, nivele të rritura të pasionit seksual në të dy gjinitë. Studimi zbuloi se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndikon në rregullimin e sistemit endokrin, përgjegjës për lirimin e hormoneve seksuale te njerëzit.

Rikujtojmë se, shumica e njerëzve besojnë që ekzistojnë dallime të mëdha midis orgazmës së grave dhe asaj të burrave. Mirëpo e vërteta është paksa më ndryshe, pothuajse nuk ka fare dallime.

Me një sërë hulumtimesh është konstatuar që nuk ka dallime mes orgazmave, sepse janë reaksione të njëjta fiziologjike edhe te meshkujt edhe te femrat gjatë përjetimit të orgazmës. Për më tepër, edhe meshkujt, edhe femrat, e përshkruajnë orgazmën me fjalë të njëjta.