Film & Tv Gossip Showbiz

Së shpejti një dokumentar për Kullën Eiffel!

Rrugëtimi i inxhinierit pionier Gustave Eiffel gjatë ndërtimit të monumentit më të famshëm në botë do të zbulohet së shpejti në dokumentarin e ri me titullin “The Eiffel Tower: Building the Impossible”, i cili u krijua si pjesë e programit Global Doc, një bashkimi të transmetuesve kryesorë ndërkombëtarë.

Caroline Behar, drejtuese e bashkëprodhimeve dhe blerjeve ndërkombëtare në Njësinë e Fakteve, tha se dokumentari ka një stil origjinal vizual që pasqyron se puna e Eiffel-it është vërtet moderne. Dokumentari,  zhvillohet në vitin 1889 dhe fokusohet në ngritjen e Eiffel-it në zemër të revolucionit industrial dhe tregon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën.

Gjithashtu tregon sesi Eiffel ndërtoi më shumë se 300 punime metalike në mbarë botën, nga viaduktet, urat, stacionet hekurudhore, fabrikat, si dhe struktura për Statujën e Lirisë në SHBA. Programi dokumentar transmetohet ndërkombëtarisht nga France tv.

“Dokumentari i Pascal Cuissot, zbulon historinë e Kullës Eifel, me një udhëtim magjepsës nëpër veprat më të mëdha të Eiffelit në botë,” tha Patrice Gellé, producent dhe menaxher i përgjithshëm i Bleu Kobalt.

Rikujtojmë, se zyra e kryebashkiakut të Parisit ka braktisur planet për ndërtesa të reja rreth Kullës Eiffel pas muajsh protestash nga ambientalistët dhe një peticion të nënshkruar nga gati 150,000 njerëz. Sipas projektit, rreth 20 pemë do të ishin prerë për t’i lënë vendin katër ndërtesave të reja që përfshinin kafene dhe dyqane.