Celebrities Love & Sex Showbiz

Së shpejti prindër, Robin Krasniqi dhe Marigona zbulojnë gjininë në ceremoninë e martesës!

Çifti i njohur shqiptar, Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët së fundmi kanë qenë goxha në qendër të vëmendjes kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja bukuroshe u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë.

Çifti zgjodhi datën 9 maj për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni. Gjatë ceremonisë pati edhe një surprizë shumë të bukur. Marigona është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë. Me këtë rast, çifti kishte vendosur që gjininë e fëmijës së tyre të parë ta zbulonin pikërisht në ditën kur edhe do të lidhnin kurorë.

Në një moment shumë emocionues të dasmës, Robini dhe Marigona kanë pritur të zbulohet ngjyra identifikuese që simbolizon gjininë e fëmijës. Kur gjithçka u ndriçua me blu, Robini nuk e përmbajti gëzimin që ndjeu.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka shkruar:

Është djalë!