Bota Celebrities

Sean Penn në takim me Volodymyr Zelensky, i dhuron atij statujën e Oscar!

Në një vizitë të fundit në Kiev, Sean Penn, u takua me presidentin Volodymyr Zelensky për të shprehur më tej mbështetjen e tij për Ukrainën në mes të pushtimit ushtarak rus të vendit. Gjatë takimit të tyre, Penn i dhuroi Zelensky-t një nga dy statujat e tij të çmimeve Oscar.

Shkëmbimi u shfaq në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës. Në video dëgjohet Penn teksa i thotë presidentit Zelensky:

Kjo është për ju. Është thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu, atëherë do të ndihem më mirë dhe mjaftueshëm i fortë për luftimet. Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu, sepse do të ndihem shumë më mirë duke ditur se ka një pjesë timen këtu. Ka tri vende në botë ku do të jetë gjithë krenaria ime, vendi ku lindi vajza ime, vendi ku lindi djali im dhe këtu. Faleminderit.

Penn ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës gjatë konfliktit të vazhdueshëm ushtarak. Në shkurt, aktori ishte në terren në Ukrainë duke filmuar një dokumentar për “Vice Studios”. Aktori është takuar me presidentin Zelensky në disa raste që atëherë. Penn ka fituar dy çmime Oscar për aktorin më të mirë gjatë karrierës së tij, i pari për “Mystic River” të vitit 2003 dhe i dyti për “Milk” të vitit 2008.