Celebrities Gossip Showbiz

Sezoni i bashkëpunimeve erdhi! Së shpejti vjen surpriza nga Gjiko dhe Majk…

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur na kanë treguar se kanë nisur nga xhirimet.

Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk. Me anë të një postimi në llogaritë e tyre në Instagram, dy djemtë teksa kanë pozuar pranë një mjeti tip ‘Ferrari’, veshur me kostume kanë zbuluar se së shpejti do të sjellin një surprizë për ndjekësit e tyre. Edhe pse janë siguruar të mos zbulojnë ndonjë detaj më shumë, ne jemi gjithë sy e veshë se çfarë do të sjellin.

Ditë më parë, Majk na kishte treguar se do të vinte në bashkëpunim me Gjikon, e mesa duket shumë shpejt do të kemi mundësi ta dëgjojmë.

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.