Celebrities Gossip Showbiz

Gjiko dhe Majk së shpejti në bashkëpunim!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E pas gjithë kësaj ‘zhurme’ dhe reagimeve të tij duket se reperi nuk ka ndërmend të merret më me këtë çështje por të vazhdojë me karrierën e tij si reper. Disa ditë më parë, Gjiko ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i titulluar “Gjoni”.

Kënga e tij e re është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe deri më tani ka arritur mbi 3 milion klikime. Por, duket se reperi nuk ka të ndalur. Pak më parë së bashku me Majk, dyshja na paralajmëruan se do të sjellin diçka bashkë. Ky i fundit ndau me ne një video ku duket së bashku me reperin dhe krahas e pyet: “A jemi gati?” Mesa duket dyshja kanë nisur xhirimet e klipit dhe një surprizë nga ta për fillimin e verës do ta kemi shumë shpejt.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.

Kujtojmë se Gjiko ka marrë një sërë komentesh pozitive edhe nga fansat gjatë këtyre ditëve të vështira për të,  teksa ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.