Celebrities Showbiz

Shakira më në fund është e sigurt! Arrestohet përndjekësi i saj në Miami!

Shakira ka denoncuar një përndjekës, pasi ai u shfaq rastësisht në shtëpinë e saj, duke e frikësuar atë dhe dy fëmijët e saj. Kolumbianja u transferua në Miami me djemtë në prill 2023 pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique pas 11 vitesh martesë pasi u takuan në Kupën e Botës FIFA 2010 në Afrikën e Jugut.

Sipas WSVN, një 56-vjeçar nga Texsas, është arrestuar të hënën pas akuzave për ndjekje të muzikantes së njohur, i cili i dërgoi artistes kolumbiane mesazhe alarmante dhe shqetësuese edhe në mediat sociale. Për këtë arsye, Shakira është detyruar ta lërë çështjen në duart e avokatëve të saj, pasi ndjeu frikë dhe madje pa se si iu afrua pallatit të saj.


Situata u tensionua edhe më shumë kur ajo zbuloi se përndjekësi i dyshuar ndodhej në derën e shtëpisë së saj, ku kishte mbërritur me taksi. Në atë moment ai u arrestua nga policia e Miami Beach, për të cilën tani përballet me akuzat e ndjekjes së Shakira-s.

Këngëtarja kolumbiane jeton ende atje dhe pse ka denoncuar disa herë raste të njëjta. Përveç kësaj, artistja ka hasur edhe një përndjekës tjetër që i kërkonte të martohej me të, por jo vetëm kaq. Ngacmuesi i dyshuar i bërtiste nga rruga dhe ofendonte edhe gazetarët. Nga ana tjetër, një fanse franceze është shfaqur dhe ka lënë letra në kutinë e saj postare.