Celebrities Music Showbiz

Shaktohet përleshje për peshqirin e hedhur nga Drake, reperi i del në mbrojtje fanses në koncert!

Një grua pjesëmarrëse në koncertin e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një burrë tjetër që ishte prezent aty afër. Sherri tërhoqi vëmendjen e Drake, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.

Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë. Pothuajse menjëherë, pason një sherr, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua. Teksa ishte i rrethuar nga ekipi i tij i sigurisë, Drake dëgjohet që bërtet:

Jepja asaj. A je i çmendur? Je memec?  

Më pas Drake i ofron siguri fanses tij duke i thënë:

Do të dërgoj dikë atje lart.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom)

Reperi kanadez tashmë ishte treguar i kujdesshëm në koncert, pasi i pranishëm ishte djali i tij pesë vjeçar, Adonis. Teksa koncerti po zhvillohej, Drake i drejtohet fansave:

Hej, shikoni, unë do të jem i sinqertë me ju. Nuk mund të flas për gjoksin e grave sonte në Los Angeles, sepse djali im është në koncert për herë të parë ndonjëherë.

Kjo nuk është hera e parë që Drake i vjen në ndihmë një fansi në një nga koncertet e tij. Ai ndaloi një performancë të tij gjatë janarit në Teatrin Apollo kur një pjesëmarrës i koncertit ra nga ballkoni i ndërmjetëm në audiencën poshtë.

Rikujtojmë se, Drake është një nga emrat më të njohur në skenën globale të repit dhe sigurisht një nga më të pasurit. Lëvizja e tij e fundit më e fundit dhe që ka bërë bujë në mediat e huaja, është blerja e një unaze historike që dikur i përkiste ish-mbretit të repit amerikan, Tupac Shakur. Është një unazë prej ari që ka diamante dhe rubin dhe është projektuar nga vetë legjenda e repit.