Celebrities Gossip Showbiz

Drake zbulon arsyen pse nuk është martuar kurrë!

Reperi i famshëm, Drake, ka qenë i ftuar së fundmi në podcastin “The Really Good”, ku për herë të parë ka rrëfyer arsyen se pse ai nuk është martuar deri më tani.

Pesë herë fituesi i çmimit ‘Grammy’ tha se martesa i duket si një koncept i kohëve të lashta, teksa shtoi se nuk mendon që ai mund ti ofrojë partneres atë që kërkon pasi jeta e tij dhe puna është gjëja më e rëndësishme për reperin.

Unë nuk e di. Duket si një gjë nga kohët e lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do ta bëj përfundimisht, por nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonte nga unë. Mendoj se jeta ime, puna ime është gjëja më e rëndësishme për mua

Ky i fundit ka shtuar se nuk do që të martohet ‘sepse thjesht nuk do që të zhgënjejë dikë’.

Unë ndoshta nuk do të martohem me dikë të famshëm

Megjithatë kur ai u pyet nga gazetari se çfarë cilësish dëshiron që të ketë femra tij, ai tregoi se i pëlqen një njeri që është vetvetja dhe nuk është kopje e dikujt tjetër.

Më pëlqen dikush që është vetvetja që nuk është thjeshtë një kopje e dikujt, e ndonjë personi që unë e kam parë disa herë gjatë jetës time. Më pëlqen dikush me sens humori

Ndërkohë kujtojmë që Drake ka një djalë 6-vjeçar, Adonis, nga lidhja me ish-partneren franceze, Sophie Brussaux.