Sociale Ta Thotë Jonka Tech

Shifra surprizuese, Jonka tregon nivelin e përfshirjes së vajzave në sektorët e teknologjisë!

Një episod ndryshe ditën e sotme në “Ta Thotë Jonka”, teksa Jonka u përqëndrua te përfshirja e vajzave në sektorët e ndryshëm të teknologjisë si dhe te punësimi i tyre pikërisht në këta sektorë.

Ai sjell statistika dhe shifra mjaft surprizuese. Detaji pozitiv, është se sipas shifrave hendeku mes punësimit të vajzave dhe djemve në fushat e teknologjisë, kompjuterave dhe inxhinierisë, po ulet përgjatë viteve.

Gjithashtu, Jonka u ndal te “STEM”, që është një lloj mësimdhënieje e përqëndruar më së shumti te shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika. Ky sistem përfshin ciklin e ulët, të mesëm, të lartë dhe masterin. Fokusi i mësimdhënies është pikërisht te këto lëndë, por pa lënë mënjanë artin dhe letërsinë.

Jonka sjell statistika lidhur me punësimin e djemve dhe vajzave në disa fusha. Ai tregon se përafërsisht 80% e atyre që punojnë në sistemin shëndetësor janë femra. Ndërkohë, 38% e vajzave që studiojnë në fushat e kompjuterit, punësohen në këto fusha, dhe 24% e atyre që studiojnë inxhinieri arrijnë të punësohen në to.

Këto e të tjera, u diskutuan gjatë ditës së sotme në “Ta Thotë Jonka”. Një episod që kishte një qëllim ndryshe teksa promovoi përfshirjen e vajzave te sektorët e ndryshëm teknologjik.