Celebrities Gossip Showbiz

“Shijoje këtë..”, Fero ndodhet në paraburgim, Arbenita e thumbon publikisht!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero akuzohet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Teksa ajo dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin. Sot Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.

Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijoje këtë humbje

Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.