Auto & Moto

Shitje të makinave elektrike vetëm në internet, CEO i Ford i qartë me planet e së ardhmes!

Së fundmi, drejtori i përgjithshëm i Ford-it, Jim Farley, mendon se ndryshime të mëdha po vijnë në industri dhe në mënyrën se si ajo funksionon. Kjo pasi industria po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike. Më konkretisht, siç beson ai, modeli i shitjes do të duhet të ndryshojë.

Duhet të shkojmë me çmime të panegociuara. Ne duhet të shkojmë me shitje, 100% në internet. Unë mendoj se tregtarët tanë mund ta bëjnë këtë. Por standardet do të jenë brutale. Ata do të jenë shumë të ndryshëm nga sa janë sot.

Ai ka vlerësuar Tesla-n dhe prodhuesit kinezë të automjeteve për qasjen e tyre ndaj shitjeve, sepse mbajtja e më pak makinave në parcelat e tregtarëve mund t’i kursejë Fordit një shumë të konsiderueshme parash. Prodhuesi i automjeteve vlerëson se modeli i tij i shpërndarjes kushton rreth 2,000 dollarë më shumë për automjet sesa qasja e Tesla-s.

Mos u habisni por në një të ardhme shumë të afërt automjeti juaj do t’ju ndihmojë që mos të merrni gjoba të tejkalimit të shpejtësisë, duke e ulur automatikisht shpejtësinë në limitin e kërkuar. Kompania e njohur në mbarë botën për makinat e saj ‘Ford’ po e teston teknologjinë e cila në mënyrë automatike e përshtat shpejtësinë në zonat ku ka limit të shpejtësisë, pa i parë shenjat e trafikut, ose pa marrë ndonjë komandë nga drejtuesi i mjetit.

Kjo teknologji në dukje të parë nuk është aq e thjeshtë, por nuk është edhe aq komplekse. Risia më e re u quajt ‘Geofencing Speed Limit Control’ dhe mbështetet në sisteme të ndryshme të cilat e mbështesin funksionimin e saj. Normalisht që kjo teknologji kërkon një automjet me sisteme të avancuara dhe disa matje të bëra nga vetë shoferi në mënyrë që të funksionojë ashtu siç duhet.