Auto & Moto Botë e Çuditshme

Shkatërron supermakinën prej 600 mijë eurosh sepse nuk dinte ta ngiste!

Një burrë ka shkatërruar një supermakinë klasike, të cilën sapo e kishte blerë për rreth 600 000 euro, për shkak se nuk dinte ta ngiste. 50-vjeçari Robert J.Guarini, nga Florida, kishte bërë ofertën më të lartë në ankand për një Ford GT të vitit 2006, por e përplasi me një pemë sapo doli nga shtëpia.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi burri amerikan ngatërroi marshet, duke qenë se nuk ishte mësuar me marshet manuale. Vetë Guarini sqaroi se nuk rrezikoi jetën e askujt, pasi po ecte ngadalë. Fotot e skenës së aksidentit tregojnë se makina është ulur në trotuar, të paktën disa metra larg një peme.

Ndërkaq, ahumë pak persona mund të kenë fatin të blejnë një Ferrari. Por, midis atyre fatlumëve që mund të përballojnë çmimet stratosferike të markës italiane, ka edhe shumë të pakujdesshëm. Këtë e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një anglez, i cili sapo kishte blerë një Ferrari 488 GTB, me vlerë 300 000 euro, e përplasi makinën sapo doli nga koncesionari në Derby.

Rikujtojmë, se Ferrarit i ka ardhur në ‘majë të hundës’ nga këngëtari i njohur Justin Bieber. Marka e famshme italiane e makinave ka vendosur që të mos e lejojë më këngëtarin të ngasë asnjë nga mjetet e tyre. Arsyeja është sjellja e tij jashtë normave. Marka italiane u kërkon blerësve të saj që të respektojnë disa parime. Për shembull, të kujdesesh për makinën dhe të kesh sjelljen e duhur në timon.