Gossip Sport

Ish-sulmuesi danez, Mads Timm për Cristiano Ronaldo-n: “Ka qenë i bullizuar”!

Mads Timm, ish-sulmuesi danez, sigurisht që nuk hyri në historinë e futbollit, përkundrazi u tërhoq shumë herët dhe më pas u kthye të luante mes amatorëve. Por ai kishte shansin të luante me Cristiano Ronaldon për dy sezone te Manchester United. Dhe në librin e tij “Djalli i Kuq” ka gjithashtu hapësirë për Portugezin dhe për përshkrimin e një djali i cili mbërriti shumë i ri në Manchester por ishte i destinuar të bëhej një ikonë e futbollit botëror.

Ai ishte i jashtëzakonshëm, si lojtar dhe si person. Ashtu si unë, kur mbërriti në klub ai u bullizua pak për shkak të flokëve të tij (të cilat ai më pas filloi t’i mbante të lidhur) dhe driblimeve të tij akrobatike me të cilat ai donte ti bënte përshtypje stafit. Ai mund të ndërmerrte 10-15 hapa të dyfishtë përpara se të përpiqej të driblonte. Por lojtarë si Gary Neville ose Solskjaer i bërtisnin atij ‘pasoje tani, dreqin’ kur luanin bashkë në ndeshje kontrolli. Kjo është ajo që e bëri atë special, ai menjëherë luftoi kundër senatorëve të klubit. Dhe fitoi. Nuk i interesonte pjesa tjetër e shokëve të skuadrës, nuk kishte vend për të tjerët. Gjithçka kishte të bënte me Cristiano Ronaldon. CR7. Unë, unë dhe përsëri unë.

Nuk është më i miri me të cilin kam luajtur, por sigurisht ishte më i përqëndruari. Nuk mendoj se duket nga jashtë dhe nuk mendoj se rri ulur dhe qesh me vete. Ja përse mbijetoi në botën e futbollit. Vazhdonte përpara, me një besim të pabesueshëm. Dhe shihej në fushë. Bëmë një ndeshje kontrolli ku ishim kundërshtarë dhe çdo herë u takuam dhe ai më shkatërroi. Nuk isha kurrë pa frymë pas një stërvitje, por ai ma hoqi të gjithën. Dhe pastaj një pohim i trishtë, pasi Timm në futboll nuk ia doli. Cristiano po vdiste të blinte një diamant që kisha, por unë kurrë nuk ia shita. Ai nuk mund të kishte gjithçka. Tashmë më kishte fshirë ëndrrën time…. Por nëse nuk do të ishte kështu … nuk do të kishte qenë CR7.