Botë e Çuditshme

Shpejtësia më të cilën vraponin dinozaurët!

Sipas ekspertëve ka dy mënyra për llogaritjen e shpejtësisë. E para është të krahasojmë shpejtësinë e kafshëve të sotme të ngjashme me dinozaurët në madhësi dhe konformacion trupor dhe e dyta përfshin analizën e gjurmëve të fosilizuara duke llogaritur distancën e gjurmëve është e mundur të vlerësohet shpejtësia. Më të shpejtë ishin dinozaurët mishngrënës me dy këmbë, me këmbë të holla dhe një trup të lehtë.

Midis tyre, ornitomimidët, dinozaurët me pamje të ngjashme me një struc ndoshta arritën 70 km/h. Më të ngadaltë do të kishin qenë dinozaurët e mëdhenj barngrënës si stegosaurus, i cili më së shumti mund të ishte në hap me një njeri që ecën normalisht rreth 6 km/h; sauropodët e mëdhenj si Apatosaurus ka të ngjarë të lëviznin si elefantët modernë.

Për më tepër, sipas studimeve më të fundit, struktura e këmbëve të Tyrannosaurus rex nuk do ta lejonte atë të kalonte 40 km/h. Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar një dinozaur që hante gjitarë. Ata kanë zbuluar fosilin e një dinozauri të vogël me krahë të quajtur Microraptor, i cili jetonte në pyjet e lashta të asaj që sot është Kina gjatë periudhës së hershme të Kretakut rreth 120 milionë vjet më parë.

Rikujtojmë, se një kafkë dinosauri është shitur për 6 milionë dollarë në një ankand. E quajtur Maximus, kjo është një nga kafkat më të plota të dinozaurit ‘Tyrannosaurus Rex’ që është zbuluar. Kjo kafkë iu shit një koleksionisti të ri të artit. “Guardian” raporton se kohët e fundit ka marrë hov një lloj i ri koleksionistësh, pikërisht ata që blejnë në ankande fosile të dinozaurëve.