Celebrities Health & Beauty Sport

Shqetësoi me foton në shtratin e një spitali, por Shaq O’Neal është mirë!

Shaquille O’Neal është në shërim. Ish-basketbollisti i famshëm amerikan, tashmë komentator sportiv i “NBA on TNT” po rikuperohet pas një operacioni në pjesën e ijës.

Një foto e orëve të fundit e që e shfaqte të shtrirë në shtratin e një spitali krijoi shqetësim për ish-kampionin e Los Angeles Lakers dhe Miami Heat. Kur publikoi foton në Twitter nuk dha asnjë detaj për gjendjen e tij shëndetësore. Por kishte një mesazh për kolegët Ernie Johnson e Candace Parker:

Ju ndjek gjithnjë, më mungoni të gjithë!

Të shqetësuar, fansa të shumtë nisën t’i dërgonin mesazhe mbështetjeje, duke i uruar shërim të shpejtë O’Neal-it, i cili mbushi 51-vjeç në fillim të muajit. Por, tani që gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, të gjithë mund të qetësohen, nuk ka më vend për shqetësim për Shaq. Pas një periudhe rehabilitimi, kampioni do t’i rikthehet aktiviteteve, shumë shpejt.

Më herët këtë muaj, O’Neal diskutoi operacionin në podkastin e tij dhe tha se shpreson t’i kthehet palestrës e dietës, muajin e ardhshëm. Në “The Big Podcast with Shaq”, paralajmëroi:

Do të kthehem më 16 prill. Do të përpiqem të humbas 30 kile.

O’Neal ka qenë i hapur për rrugëtimin e tij drejt humbjes së peshës e tetorin e kaluar zbuloi se ra 36 kilogramë.

Isha rreth 182 kile e tani jam 165, po përpiqem të bëhem 156. Dua të kem muskuj kudo e të bëj një reklamë me djemtë e mi.

Shaq O’Neal tha se filloi ta merrte shëndetin e tij më seriozisht, pas vizitës te një mjek e që zbuloi se vuante nga apneja e gjumit. Bëhet fjalë për një vazhdimësi ndërprerjesh të pavullnetshme të frymëmarrjes gjatë gjumit, që çon në ulje të prurjeve të oksigjenit. Këto pauza respiratore shkaktohen nga lëshimi i muskulaturës së faringsit e bllokimi i hyrjes së trakesë. Ulja në mënyrë të përsëritur e nivelit të oksigjenit provokon zgjerime të trurit e një rritje të ndjeshme të ritmit të zemrës dhe punës së saj.