Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Shquhen për jetëgjatësinë më të madhe në botë, japonezët ndajnë me ne ‘sekretet’ e tyre!

Për dekadën e fundit, Japonia është renditur në mënyrë të njëpasnjëshme ndër vendet e para me jetëgjatësinë më të madhe në botë. Sipas disa statistikave, japonezët mesatarisht jetojnë mbi 80 vjet pavarësisht nga gjinia, gjë që është rreth 10 vjet më shumë se jetëgjatësia mesatare globale.

Në vitin 2019, kishte 2.31 milionë japonezë mbi moshën 90 vjeçare, me mbi 71,000 prej tyre mbi 100 vjeç. Por si qëndrojnë të shëndetshëm japonezët dhe të jetojnë një jetë kaq të gjatë? A ka ndonjë sekret të fshehur pas jetëgjatësisë së Japonisë? Këto janë pesë sekretet që i ndihmojnë japonezët të qëndrojnë të shëndetshëm.

1. Dieta e shëndetshme

2. Pirja e çajit

3. Porcione më të vogla të ushqimit

4. Më pak Fast Food

5. Udhëtimi me transport publik në vend të makinës

Proteina është një makronutrient thelbësor me shumë përfitime shëndetësore. Përveç kësaj, ushqimet me proteina të larta krijojnë ngopje pasi u duhet më shumë kohë për t’u tretur pa rritur sheqerin në gjak. Burimi më i njohur i proteinave janë vezët, pasi ato përmbajnë pak kalori dhe një përmbajtje të lartë proteinash, 6 gram për vezë.

Një studim i ri japonez së fundmi ka treguar se sa është sasia ideale e proteinave që duhet të marrim për të na siguruar jetëgjatësi. Zbuloni më shumë duke lexuar në këtë link.

Japonezet janë shumë elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara. Gjenetika ka një rol të rëndësishëm në formën e tyre fizike por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin e të pirit ujë menjëherë pas zgjimit. Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale.