Celebrities Showbiz

Sikur të mos mjaftonte që u shpallën ‘non-grata’, tani Kanye West dhe bashkëshortja e tij nën hetim nga policia italiane!

Policia italiane ka nisur hetimet për Kanye West dhe bashkëshorten e tij Bianca Censori pasi ata u fotografuan në një pozicion që u konsiderua si seks oral. Çifti shkaktoi polemika javën e kaluar kur u panë duke lundruar nëpër kanalet e Venecias me një taksi uji, me pantallonat e reperit të zhveshura dhe kokën e Bianca-s të mbështetur në prehrin e tij.

Tani Kanye, 46 vjeç, dhe Bianca, 28 vjeçe, janë nën hetim pasi policia e Venecias ka identifikuar shoferin e varkës dhe planifikon ta marrë në pyetje për atë që pa. Një burim i policisë së Venecias u shpreh për mediat se:

Ka standarde të rregullit publik që duhet të ndiqen nga turistët dhe vendasit dhe çdo shkelje ndëshkohet ashpër. Imazhet e West me pantallonat e tij të ulura ndërsa ishte në një taksi, teksa ai dhe partneri i tij kalonin lagunën, u panë në të gjithë globin. Mund të shihje qartë se pantallonat e tij ishin gjysmë të ulura dhe ne kemi marrë ankesa nga njerëz që e kanë parë. Tani kemi identifikuar shoferin e varkës dhe do ta pyesim edhe atë se çfarë ka parë. Pamjet tregojnë qartë çiftin në një gjendje intimiteti dhe nëse prokurori vendas vendos të ngrejë akuzë atëherë ne do ta njoftojmë çiftin, me shumë mundësi përmes ambasadave përkatëse. Vepra që hetohet është vepër në kundërshtim me mirësjelljen publike e cila dënohet me sanksion administrativ.

Policia italiane planifikon të flasë me shoferin e varkës në ditët në vijim për një raport të plotë të asaj që ai pa. Ata kanë kërkuar gjithashtu që fotografi që ka kapur çiftin në kamera t’i kthejë fotografitë e tyre për hetim, sipas gazetës.