Celebrities Live From Tirana Sociale

Sipas Neda Ballukut pas ndryshimit të kukullave Barbie dhe problemeve sociale që lidhen me të a do të ndikojë kjo në fenomenin e bullizmit?!

E ftuar në emisionin e “Live From Tirana” ditën e sotme ka qenë Neda Balluku. Në studio është diskutar në lidhje me një prej fenomeneve që po dëgjojmë së fundmi kudo dhe që gjitha ka ardhur si pasojë e një debati të gjatë sa i takon ndryshimit të kukullës klasike Barbie që shumë prej nesh kanë luajtur kur kanë qenë të vegjël sigurisht.

Kjo ka krijuar debat të madh në lidhje me format trupore dhe me perfeksionin e kukullës së mëparshme. Nëse do të bënim një krahasim të modeleve edukuese të atyre brezave më parë dhe të brezit të sotëm çfarë ndryshimi mund të vëmë re?

Ne jemi edukuar me modele të kufizuara. Nga ana tjetër ka edhe breza si për shembull i imi që kanë pasur një ndikim nga kanalet italiane. Më vjen shumë mirë që modelet janë shtuar dhe kanë ndryshuar. Jemi të tërhequr nga modelet e ndryshme që të gjithë po përqafojnë njëri-tjetrin. 

A do ta ulë bullizmin ky ndryshim dhe ky koncept?

Po, sigurisht. Bullizmi në thelb është paaftësia e njeriut për të pranuar të kundërtën apo të ndryshmen. Kush bullizohen? Ata që janë ndryshe. Prandaj tek këta projektohet dhunshëm ndryshimi. Paaftësia e një njeriu për të pranuar dhe për të dashur tjetrin ashtu siç është.