Celebrities Live From Tirana Sociale

Cilat janë problemet e ndryshme sociale që vijnë si pasojë e ndryshimeve që po pësojnë kukullat Barbie?! Neda Balluku tregon për TAR se…

Ish-banorja e “Big Brother 4” Neda Balluku ka qenë e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”. Në studio është diskutar në lidhje me një prej fenomeneve që po dëgjojmë së fundmi kudo dhe që gjitha ka ardhur si pasojë e një debati të gjatë sa i takon ndryshimit të kukullës klasike Barbie që shumë prej nesh kanë luajtur kur kanë qenë të vegjël sigurisht.

Kjo ka krijuar debat të madh në lidhje me format trupore dhe me perfeksionin e kukullës së mëparshme. Por me ndryshimin e këtij fakti tani dalin në pah edhe shumë probleme sociale dhe fetare, ku shohim edhe Barbie të mbuluara apo Barbie me perioda dhe këto janë probleme që ne nuk ua mësojmë fëmijëve që në fillim.

Ne kemi trashëguar shumë koncepte tabu, tema të cilat ne nuk flasim me fëmijët si përshembull për edukatën seksuale, për momentin kur ti ke ciklin e parë menstrual, ne nuk flasim me djemtë për atë konceptin e famshëm të ‘Po’-së. Ne jemi akoma me pjesë e të fishkëllyerit të vajzave në rrugë apo të shkrimit në mënyrë insistuese në rrjetet sociale. Këto janë problemet që vijnë si pasojë kur ti nuk e rrit fëmijën me edukatën dhe kulturën e rëndësishme. Nga eksperienca ime si nënë kam kuptuar që fëmijët nuk të dëgjojnë por ata marrin modelin. 

Kur fëmijët kanë një qasje me Barbie-n që ka një aparat tek veshi, që është me perioda, që ka gjoksin e vogël, që është në një karrocë me rrota apo është me aftësi të kufizuar, ne i mësojmë brezave të ri respektin, tolerancën. Ne duhet ta tolerojmë, ta respektojmë dhe ta duam një njeri ashtu siç është. Unë besoj që kukullat, arti, kultura dhe media që në moshë të hershme e ndihmojnë shumë fëmijën. Mekanizma të rëndësishëm që i ndihmojnë fëmijët që ta marrin këtë kulturë që në gjenezë.