Celebrities Live From Tirana Sociale

Neda Balluku tregon se pse është e rëndësishme që të ‘përqafojmë’ ndryshimet që po pësojnë kukullat Barbie ditët e sotme!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë ish-banorja e “Big Brother 4”, Neda Balluku. Në studio është diskutar në lidhje me një prej fenomeneve që po dëgjojmë së fundmi kudo, me disa shembuj që na serviren qoftë në rrjetet sociale por edhe nga kompanitë e ndryshme të lodrave. E gjitha ka ardhur si pasojë e një debati të gjatë sa i takon ndryshimit të kukullës klasike Barbie që shumë prej nesh kanë luajtur kur kanë qenë të vegjël sigurisht.

Kjo ka krijuar debat të madh në lidhje me format trupore dhe me perfeksionin e kukullës së mëparshme. Tani shumë kompani po mundohen që të sjellin edhe kukulla më të mbushura dhe me forma trupore të plota dhe me përmasa më të mëdha. Ky iluzion që ne e kemi parë që në vogëli po shikojmë që po pëson ndryshime. Ja si shprehet Neda në lidhje me këtë:

Unë mendoj që në periudhën që Barbie lindi edhe shoqëria ishte në situatën ku duhej perfeksionuar trupi femëror. Koncepti i bukurisë ishte në drejtim të perfektes. Sot po jetojmë në kohëra të bekuara që koncepti i bukurisë ndryshon dhe nuk është statik por relativ. Ne e kemi dashur Barbie-n sepse tek ajo projektonin atë që do të donim që të ishim ne. Ku ka më bukur që brezi i sotëm dhe gjeneratat që do të vijnë të rriten me një Barbie që patjetër do ta gjejë veten në një mënyrë apo në një tjetër. Me kukulla Barbie që janë me përmasa të ndryshme apo që mund të jenë me ngjyrë. Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme. Unë besoj që kjo historia e ndryshimit të kukullës Barbie vjen edhe si pasojë edhe të shumë gjërave të tjera siç mund të përmendim fituesin e Oscar për Filmin më të Mirë të Animuar ku fitoi se vajza tek ‘Encanto’ ishte gjithëpërfshirëse. 

Neda ka tregua gjithashtu se:

Kjo është një formë e shëndetshme e të rriturit dhe e pranimit të vetes sepse trupi femëror është i ndryshëm por kjo nuk do të thotë se është i bukur secili. Kush e përcakton se cili është fiziku perfekt. 

Këtë temë diskutimi Neda e ka lidhur edhe me pjesën e bullizmit në ditët e sotme dhe me problemet e ndryshme sociale që kanë ardhur si pasojë e këtyre ndryshimeve gjatë viteve.