Tech Travel

‘Starlink’ tanimë edhe me shërbim interneti për anijet në lëvizje!

Shërbimi i internetit nga hapësira i Starlink vazhdon të zgjerohet në raste të reja përdorimi siç ka bërë së fundmi edhe në anije me lançimin e ‘Starlink Maritime’. Tani është e disponueshme për varkat në lëvizje, me një kosto prej 5,000 dollarësh në muaj. Starlink Maritime kërkon gjithashtu një blerje vetëm një herë prej 10 mijë dollarësh të dy pajisjeve të Starlink me performance të lartë dhe të fortë, të cilat dërgohen për rreth dy javë, sipas faqes së porosive në SHBA.

Si krahasim, pajisja për shërbimet rezidenciale dhe RV të Starlink kushton 599 dollarë dhe përfshin një “Dishy McFlatface” të vetme me abonime mujore prej 110 dollarë për shërbimin në shtëpi ose 135 dollarë për personat që jetojnë në RV. E rëndësishmja, përdorimi i shërbimit në RV në lëvizje nuk lejohet dhe do të anulojë garancinë. Ashtu si Starlink RV, një abonim i Starlink Maritime mund të ndërpritet gjatë muajve që nuk ju nevojitet.

Elon Musk ka thënë së fundmi se është duke testuar internetin satelitor Starlink të SpaceX në avionin e tij privat. Me anë të një postimi në Twitter, miliarderi i teknologjisë ka shkruar:

Po testoj Starlinkun në aeroplan. Nevojitet pak lustrim, por po funksionon mjaft mirë.

Ai gjithashtu ka shkruar në Twitter se po punon duke udhëtuar me avion. Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës. Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Musk tha përmes Twitter-it se Interneti Starlink tani është i disponueshëm në 32 vende, duke përfshirë pjesë të Australisë, Brazilit, Kilit, SHBA-së, Kanadasë dhe shumicës së Evropës dhe se pajisjet mund të dorëzohen “menjëherë”.

Çmimi i pajisjeve Starlink kohët e fundit është rritur dhe tani kushton 549 dollarë për ata që kanë rezervime, ose 599 dollarë për porositë e reja. Ai përfshin një pjatë satelitore, stendë, furnizim me energji elektrike dhe ruter WiFi. Çmimi i shërbimit është rritur nga 99 dollarë në 110 dollarë në muaj dhe përdoruesit mund të marrin gjithashtu një opsion portativ që u lejon atyre të mbajnë pajisje në udhëtime. Ky opsion kushton 25 dollarë shtesë në muaj.