Love & Sex

Studim/Cila është koha e përkryer për të bërë seks?

Studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e kohës” thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohe. Sipas ekspertit të ritmit, Dr.Paul Kelley, koha e përkryer për të bërë seks është saktësisht ora 22:00 në mbrëmje sepse orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë dhe rrjedhimisht ju flini shumë më mirë.

Po orët e tjera të ditës? Në orën 07.00 në mëngjes, thonë ekspertët, sepse motivimi është në rritje, në këtë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin tek gratë; 11:00 pika më e lartë për fuqitë analitike të trurit dhe emocionet pozitive janë në rritje. Në vend të këtyre parashikimeve duket se ora 14.00 e drekës është momenti më i trishtuar i ditës për të bërë seks sepse ndiheni të lodhur, trupi po hyn në një fazë të pushimit pas pune.

Dhe nëse ka një kohë për gjithçka, cila është dita e përsosur për të bërë seks? Sipas një studimi të kryer nga ‘Superdrug’, një gjigant britanik i produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi dy mijë britanikë për këtë çështje dhe gjithçka u raportua më pas nga ‘Daily Mail’, momenti më i dashur i javës për seks është e diela dhe dita më e urryer është e mërkura.

Kështu që, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbrëmjes ose pak minuta pas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë. Ndërkaq, nëse gjatë fillimit të pandemisë u parashikua se do të kishte një rritje të numrit të lindjeve, askush nuk foli për një rënie të mungesës së intimitetit në çift. Sipas disa studimeve, njerëzit po kryejnë më pak aktivitet seksual që nga izolimi. Një arsye për këtë ulje të dëshirës seksuale mund të ketë të bëjë me zakonet dhe mendimet që kemi marrë gjatë izolimit nga pandemia. Zbuloni më shumë në këtë link.