Health & Beauty Lifestyle

Studim i fundit, viagra mund ta bëjë të vështirë shikimin!

Sipas një studimi të fundit, viagra mund të dëmtojë shikimin. Ekspertët kanadezë zbuluan se marrja e rregullt e pilulës së zakonshme të disfunksionit erektil mund të rrisë rrezikun e tre sëmundjeve serioze të syve. Tre ilaçe të tjera për impotencën, Cialis, Levitra dhe Spedra u emëruan gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të problemeve të syve. Ata zbuluan se medikamentet mund të shkaktojnë humbje të papritura të shikimit, shfaqje të njollave të lehta dhe të errëta ose ‘lotim’ te ata që i marrin.

Rritja e rrjedhjes së gjakut në organet gjenitale me pilula mund të pengojë furnizimin e syve, gjë që ekspertët sugjeruan se mund të jetë fajtori. Studiuesi kryesor Dr.Mahyar Etminan, një okulist në Universitetin e Kolumbisë Britanike, tha se njerëzit që përdorin ilaçet që zhvillojnë probleme me shikimin duhet të ‘kërkojnë kujdes mjekësor’.

Dr. Etminan tha:

Këto janë kushte të rralla dhe rreziku i zhvillimit mbetet shumë i ulët për çdo përdorues. Megjithatë, numri i madh i recetave që jepen çdo muaj në SHBA rreth 20 milionë do të thotë se një numër i konsiderueshëm njerëzish mund të ndikohen. Përdoruesit e rregullt që gjejnë ndonjë ndryshim në shikimin e tyre duhet ta marrin seriozisht dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

Më shumë se 2.9 milionë meshkujve iu është rekomanduar Viagra në vitin 2016. Por pilulat janë gjithashtu të disponueshme pa recetë. Studimi, i publikuar në ‘JAMA Ophthalmology’, analizoi të dhënat e pretendimeve të sigurimit të 213,033 burrave që përdornin pilula ED.

Ndërkaq, trupat tanë fillojnë të përkeqësohen ndërsa plakemi dhe nga kjo nuk bëjnë përjashtim as sytë. Ndonëse rënia e shikimit është një proces natyror që nuk mund të parandalohet domosdoshmërisht, dietat tona mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin e syve tanë. Ekspertët sugjerojnë se ekzistojnë dy ushqime që mund të ndihmojnë në reduktimin dhe ngadalësimin e humbjes së shikimit për shkak të moshës.