Health & Beauty

Studim i ri, për të pasur gjumë të qetë duhet të bëni aktivitet fizik!

Nëse jeni të lodhur nga një natë e kaluar zgjuar një nga gjërat më të dobishme që mund të bëni janë disa ushtrime, sipas një studimi të ri. “Njerëzit fizikisht aktivë kanë një rrezik më të ulët të simptomave të pagjumësisë dhe kohëzgjatjes ekstreme të gjumit, të gjatë dhe të shkurtër”,-tha autorja kryesore e studimit, Dr.Erla Bjornsdottir, eksperte e gjumit dhe mësuese dhe studiuese me kohë të pjesshme në Universitetin e Reykjavik.

Studimi i publikuar në revistën BMJ Open analizon të dhënat nga më shumë se 4 300 njerëz të moshave 39 deri në 67 vjeç, gjatë një periudhe 10-vjeçare. Pjesëmarrësit në nëntë vende evropiane u anketuan në lidhje me shpeshtësinë, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, si dhe simptomat e pagjumësisë, sasinë e gjumit çdo natë dhe ndjenjën e përgjumjes gjatë ditës.

Ata që ishin vazhdimisht aktivë kishin 55% më shumë gjasa që të flinin normal, ndërsa ata që u bënë aktivë gjatë periudhës kohore të studimit kishin 21% më shumë gjasa të flinin normalisht, pas përshtatjes për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore (BMI) dhe historia e pirjes së duhanit, thotë studimi. Nëse studimet e mëparshme kanë treguar një efekt të dobishëm të aktivitetit fizik në simptomat e pagjumësisë, ky studim i ri tregon gjithashtu edhe rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje me kalimin e kohës.

“Prandaj është e rëndësishme që të jeni fizikisht aktiv gjatë gjithë jetës tuaj, në mënyrë që të reduktoni rrezikun e pagjumësisë dhe kohëzgjatjes së shkurtër të gjumit”,-thotë Erla Bjornsdottir.

Nuk është e nevojshme të filloni të vraponi maratonë për të përfituar, por thjesht të nisni aktivitet fizik. Edhe ushtrimet me intensitet të moderuar, si ecja ose joga, mund të kenë efekte të rëndësishme pozitive në gjumë. Edhe nëse jeni duke bërë pesë minuta në ditë, thjesht duhet të filloni diku.

Nëse doni ta bëni aktivitetin tuaj edhe më të dobishëm për ritmin tuaj cirkadian, mund të dilni jashtë në rrezet e diellit. Shkalla në të cilën njerëzit mund të modifikojnë stilin e tyre të jetesës për të rritur aktivitetin, qëndrimin në natyrë dhe marrjen e më shumë dritë sigurisht që ka potencialin të ketë një efekt pozitiv në gjumin e natës.