Gossip Showbiz

Surpriza e Rita Orës, me veshje tradicionale shqiptare në klipin e ri…

Rita Ora po sjell së shpejti klipin e ri muzikor dhe veshja e saj na ka rrëmbyer menjëherë zemrat.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po rikthehet pas një pauze të gjatë.

Artistja ka bërë të ditur se po vjen me një këngë të re, e cila titullohet “Bang” dhe vjen në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.

Ajo sot suprizoi fansat e saj kur zbuloi disa sekuenca të klipit dhe shihet se veshja e saj është ajo tradicionale shqiptare ku Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës më të re. Kjo këngë pritet të dalë pas 4 ditësh.

Ndërkaq, stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ishte ai i cili krijoi këtë veshje të mrekullueshme të Rita Orës dhe këtë e ka treguar me postimin e tij në Instagram.

Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë.

Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë.

 

Gjithashtu duhet theksuar se Rita Ora, ka fshirë të gjitha postimet në Instagramin e saj dhe ka lënë vetëm postimet e këngës së re.