Celebrities Gossip Showbiz

Takimi i parë i Steve Harvey me të dashurin e vajzës së saj, Michael B. Jordan shkoi kështu…

Prezantuesi dhe aktori i njohur i humorit, Steve Harvey ka treguar së fundmi takimin e parë me të dashurin e vajzës së tij, Lori Harvey. Dhe ai është as më pak e as më shumë se Michael B. Jordan. Steve tha se ai ishte shumë i kënaqur kur takoi Michael për herë të parë. Ai kujtoi takimin e tyre të lezetshëm në një intervistë të fundit për “Entertainment Tonight”. Aktori u shpreh se:

Ai është vërtet ai që duket. Dua të them, u shtanga në fillim, sepse ai ishte shumë i sjellshëm. E dini, unë mendova me vete: “Në rregull, kjo është pjesë e lojës apo jo?” Por nuk ishte në fakt. Ky djalë ishte i sinqertë dhe ai e vërtetoi se ishte një djalë vërtet shumë shumë i mirë. Unë po bëj tifozllëk për të, për të dy ata.

E njëjta gjë ndodh edhe me Lori-n. Ajo gjithashtu pajtohet me mendimin se Jordan është një djalë vërtet i mrekullueshëm. Ajo më parë foli për të gjitha gjërat e ëmbla që ai bën për të në një intervistë për “The Real”.

Ai është vërtet i mirë në të gjitha gjërat e mëdha, Ditën e Shën Valentinit, ditëlindjet, gjithçka. Por janë gjërat e vogla, gjërat e përditshme që unë mendoj se janë ato që e bëjnë atë të veçantë. Po, ai thjesht më dëgjon kur flas.