Botë e Çuditshme Tech

Tanimë një “ChatGPT” edhe për misionet në Hapësirë!

NASA po zhvillon një ndërfaqe të inteligjencës artificiale të stilit ChatGPT, që do të përdoret në misionet hapësinore. Bëhet fjalë për një softuer që lejon astronautët të zgjidhin problemet, të kryejnë manovra komplekse ose të kryejnë një eksperiment shkencor në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u konsultuar me manualet në bord, duke shmangur kështu humbjen e kohës duke komunikuar me qendrën e kontrollit.

Një version paraprak do të projektohet për stacionin hapësinor Lunar Gateway , i cili së shpejti do të jetë ura midis sipërfaqes së hënës dhe ekuipazheve të reja që vijnë. “Ideja është që të arrijmë në një pikë ku do të kemi ndërveprime me anijet kozmike dhe ato do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë nga ana e tyre. Nuk është më vetëm fantashkencë”,-shpjegoi Larissa Suzuki, studiuese e NASA-s.

Për çfarë do të përdoret ChatGPT në hapësirë? Në intervistën e gjatë për “Guardian”, studiuesja foli për mundësitë e shumta në të cilat do të kishte akses një mjet i tillë. “Roboti” mund t’i lejojë astronautët të flasin me anijen e tyre kozmike dhe kontrollorët e misionit për të biseduar me inteligjenca të tjera artificiale që eksplorojnë planetë të largët. Studiuesja iu referua një rrjeti komunikimi ndërplanetar për zbulimin dhe përfundimisht korrigjimin e anomalive dhe joefikasiteteve sapo të ndodhin.

AI do të jetë në gjendje të paralajmërojë operatorët e misionit se ka gjasa që transmetimet e paketave nga një anije kozmike të humbasin ose të dështojnë në dorëzim. Ne nuk mund të dërgojmë një inxhinier në hapësirë sa herë që një anije kozmike nuk reagon ose softueri i saj prishet.

Sistemi do të pajiset gjithashtu me një ndërfaqe të gjuhës natyrore, e cila do t’i lejojë astronautët dhe kontrollin e misionit të flasin me të lehtë dhe drejtpërdrejt.