Celebrities Gossip Music Showbiz

Tashmë virale në TikTok, Xhensila Myrtezaj na zbulon se kur do të publikohet kënga e saj e re!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Para pak ditësh Xhensila na ka treguar se shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me artistin Kidda. Së fundmi këngëtarja ka zbuluar edhe ‘look-un’ e saj në klipin e këngës së re dhe mund të themi se është shumë ndryshe nga çdo herë tjetër. Këngëtarja na ka zbuluar një sekuencë nga kënga, e cila është bërë virale në TikTok. Mesa duket pritja mori fund, pasi vetëm pak më parë Xhensila me anë të një postimi në Instagram na ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme në orë 17:00 dhe se do të titullohet “Më do”.

 

E ftuar në ‘Më lër të flas” këngëtarja na foli pak më shumë për vajzën e saj të vogë Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte të ndodhte dhe njëherë.

Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur.