Celebrities Love & Sex Showbiz

Të bësh seks para një oxhaku në nder të gjyshes tënde, ky është rasti i Kim Kardashian!

Kim Kardashian së fundmi ka bërë një rrëfim për lidhjen e saj me ish-partnerin Pete Davidson gjatë episodit të ri të “The Kardashians”. Ylli televiziv i tha gjyshes së saj 88-vjeçare MJ në episodin e fundit të “The Kardashians” se kishte kryer marrëdhënie me Davidson para një oxhaku për ta ‘nderuar’ atë.

Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills një fundjavë dhe ne ishim ulur para oxhakut duke folur për orë të tëra. Dhe unë i thashë: “Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut”. Dhe kështu ne kryem marrëdhënie para oxhakut për nderin tënd.

Kim pranoi se veprimi ishte “me të vërtetë i sikletshëm” megjithëse MJ-së dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhi në hollin e hotelit apo në mënyrë private. Kim u shpreh:

Sa e pakëndshme të mendosh për gjyshen tënde përpara se të bësh seks.

Megjithatë, gjyshja e sa ndërhyri duke thënë:

Por edhe unë kam qenë e re dikur.

Së fundmi, komediani i njohur Pete Davidson ka vendosur të heq një nga tatuazhet dedikuar Kim Kardashianit vetëm dy muaj pas ndarjes së tyre. Ndërsa komediani thuhet se është në proces të fshirjes së tatuazhit, DailyMail.com ka mësuar se fasha në shfaqje ishte pjesë e një skene që ai po filmonte për emisionin e tij të ri “Bupkis”. Në mars, themeluesja e “SKIMS” ndau një foto të tatuazhit të ish-partnerit të saj ku shkruhej: “Vajza ime është avokate”, një dedikim për studimet ligjore të yllit televiziv, të cilin ai tani ka vendosur ta heq.

Davidson ishte romanca e parë e Kardashian pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt 2021. Në fotot e reja të komedianit në setin e projektit të tij të ri, pjesa e sipërme e një fashoje u pa pranë qafës së Pete, duke treguar se ai mund të jetë në procesin e heqjes së dedikimit. Shtresa mbrojtëse është pikërisht aty ku ishte gdhendur mbishkrimi për Kim. Procesi i heqjes së tatuazhit përfundon me trajtimin me laser dhe kërkon raunde të shumta seancash.