Lifestyle Love & Sex

Të famshmit që imagjinohen më shpesh nga njerëzit gjatë seksit me partnerin e tyre!

Një nga fantazitë seksuale më të zakonshme është të mendosh për dikë tjetër ndërsa bën dashuri me partnerin. Më shumë se gjysma e burrave dhe grave fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër ndërkohë që janë duke bërë atë me partnerin e tyre dhe zakonisht është dikush i famshëm, kanë zbuluar studiuesit.

Rreth 62% e grave dhe 56% e meshkujve thanë se mendojnë të qëndrojnë në shtrat me dikë tjetër. Faqja e takimeve saucydates.com pyeti 8.371 anëtarë se për kë mendojnë vërtet kur bëjnë seks. Gratë pranuan se fantazojnë për yjet e filmit si Daniel Craig, Brad Pitt dhe Bradley Cooper.

Burrat gjithashtu emëruan personazhet si Rihanna, Katy Perry deri te Lady Gaga, Rita Ora dhe Jennifer Aniston. Si burrat ashtu edhe gratë, si përgjigje të shpeshtë thanë se nuk e hiqnin dot nga koka mendimin për të bërë seks me miqtë e tyre më të mirë, kolegët e punës, yjet pornografike, partnerët e miqve të tyre, ish-partnerët ose dikë që do të kishin kaluar natën.

Fantazitë e grave janë më erotike, 50% e të anketuarve thanë se fantazonin të ishin në plazh ose në një dhomë hoteli me dikë tjetër ndërsa bënin dashuri me partnerin e tyre. Vetëm 35% e meshkujve thanë të njëjtën gjë.

“Të dyja gjinitë e bëjnë këtë. Ndonjëherë pyes veten se sa çifte mendojnë për njerëzit e tjerë në të njëjtën kohë gjatë seksit. Në fakt, gjithçka është mjaft normale, por le të shpresojmë që askush të mos e thotë emrin e personit të famshëm që po imagjinon, sepse kjo mund të jetë paksa e sikletshme”,-tha me shaka autori i studimit, David Means.

Rikujtojmë, se studimi i fundit i publikuar në Elsevier’s Journal of Psychosomatic Research, zbuloi se më shumë se gjysma e grave që kishin pagjumësi, kishin probleme me arritjen e orgazmës, si edhe kënaqësi më të ulët seksuale në përgjithësi. Studiuesit në SHBA dhe Kanada punuan me 12,66 të rritur me një moshë mesatare 45 vjeç për të kryer studimin.