Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Të gjithë sytë te Jennifer Lopez, diva e muzikës pop vesh xhaketën me 7000 petale trëndafili!

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kështu ka ndodhur edhe më Javën e Modës në Paris. Artistja u shfaq me flokët të prera në stil “bob”, veshur me golf të bardhë, streçe të zeza dhe një xhaketë me 7000 petale trëndafili të bardhë natyral. Çanta dhe syzet ishin detaje që gjithashtu u komentuan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Rikujtojmë, se J.Lo zbuloi së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. Këngëtarja, e cila aktualisht po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, “This Is Me Now”, i cili do të dalë më 16 shkurt, zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.

Megjithatë, Lopez thotë se vendosja e jetës së tyre private në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze.

Si artistë, ne duhet të ndjekim zemrat tona. Me punën timen ndjek zemrën time dhe bëj diçka që ndoshta të gjithë nuk e kanë menduar se ishte ideja më e mirë, por unë duhet ta bëja.

Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004. Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021.