Celebrities Gossip Showbiz

Të numërosh miliona klikime në çdo këngë, Dhurata Dora arrin një super sukses në bashkëpunimin me artistin francez!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Ashtu si ka ndodhur dhe së fundmi ku artistja duket se ka arritur suksesin e saj të radhës dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur francez Gims. ‘Only You’ ka arritur plot 100 milion klikime, 1 vit pas publikimit të këngës.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 22 milion klikime në platformën YouTube. E në kaq pak kohë Dhurata publikoi bashkëpunimin e dytë, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano.