Lifestyle

Të trajtosh kafshët shtëpiake si fëmijë, ja mendimi i studiuesve!

Shumë prej atyre që kanë kafshë shtëpiake i trajtojnë si fëmijë ata. Kjo nuk lidhet vetëm me trajtimin e mirë të këtyre kafshëve, pasi kjo është diçka normale dhe që sigurisht duhet bërë. Mirëpo, disa njerëz e teprojnë duke i trajtuar kafshët realisht si fëmijët e tyre.

Nevojat e kafshëve ndryshojnë nga ato të njerëzve

Duhet të dini se nevojat e kafshëve ndryshojnë nga ato të njerëzve. Në përpjekjen tuaj për t’i trajtuar sa më mirë kafshët, ju mund të gaboni. Le të marrim shembullin e akullores. Ju mund t’i jepni qenushit tuaj akullore, pa e menduar se sa dëm i bën sheqeri. Gjithashtu, ju ndoshta nuk e dini se ai është intolerant ndaj laktozës ose mund të ketë alergji nga qumështi.

T’i trajtoni kafshët si fëmijë mund të rezultojë e rrezikshme

Sjellje të tilla si të puthni kafshët tuaja, mund të rezultojnë të rrezikshme. Kur ju i puthni, kafshët marrin baktere njerëzore dhe ju merrni baktere nga ata. Edhe pse të tregoni dashuri është diçka e mirë, afrimiteti i tepërt mund të rezultojë negativ.

Mos e gjykoni sjelljen e tyre si të ishte sjellje njerëzore

Të trajtoni kafshët tuaja shtëpike si qenie humane mund të jetë negative. Ndonjëherë, ato mund të kenë sjellje problematike, por ju ta shikoni si të lezetshme ose gazmore. Ndaj, duhet të dini sa më shumë detaje nga profesionistët në mënyrë që të keni sjelljen që duhet me ta.

Kafshët tuaja nuk pëlqejnë gjërat që pëlqejnë fëmijët

Duke dashur t’i jepni sa më shumë dashuri atyre, ju ndoshta gaboni. Mos harroni që fëmijët dhe kafshët nuk dëshirojnë të njejtat gjëra. Ndaj, edhe pse kafshët nuk mund t’jua shprehin atë që nuk pëlqejnë, përpiquni të jeni të vëmendshëm.