Celebrities Gossip Showbiz

Luizi ‘i mban sytë hapur’: “Bjordi, e rëndësishme është që nuk ke ardhur edhe ti për Kiarën!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur nga situatat që ka krijuar, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito. Duket se ky raport po has shumë pengesa, herë si pasojë e gënjeshtrave të Luizit ndaj Kiarës, lidhur me një problem shëndetësor të supozuar të tij, e herë  me ata që hyjnë mes tyre.

Gjatë Prime, teksa edhe hyrja e disa banorëve të rinj në shtëpinë e BBV ‘ka trazuar ujërat’, ishte pikërisht Eni, modeli që ngjalli polemika me deklaratën e tij, teksa në klipin e hyrjes shprehu një pëlqim me Kiarën. Dhe ndërsa duket se Luizi u sqarua me Enin, ai ende ‘i mban sytë hapur’ për djemtë e tjerë të shtëpisë. Në një bisedë me Bjordin banorin më të ri të BBV, ai iu drejtua si më poshtë.

E rëndësishme është që nuk ke ardhur edhe ti për Kiarën.