Celebrities Gossip Music Showbiz

Telashe për basistin e ‘Pink Floyd’, u shfaq në koncert i veshur si oficer i Hitlerit!

Performanca në arenën “Mercedes Benz” javën e kaluar në Berlin do t’i kushtojë shtrenjtë basistit të grupit legjendar ‘Pink Floyd’. Policia gjermanë ka nisur një hetim për Roger Waters, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes pasi gjatë performancës ai kishte zgjedhur të vishej si nazist. 79-vjeçari kishte veshur një pallto të gjatë, të zezë, të zbukuruar me shirita të kuq dhe shenja metalike në jakën e tij që të kujtonte një oficer SS, njësia që realizoi gjenocidin me 6 milionë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit.

Zëdhënësi i policisë Martin Halweg tha se:

Ne po hetojmë mbi dyshimin për nxitje të urrejtjes publike, sepse veshja në skenë mund të përdoret për të lavdëruar ose justifikuar sundimin nazist, duke prishur kështu paqen publike.

Waters është një aktivist i njohur pro-palestinez, i cili është akuzuar se ka pikëpamje anti-hebreje. Në koncertet e tij javët e fundit, si pjesë e turneut të tij ‘This is Not a Drill’, ai ka përdorur derrin e fryrë të zbukuruar me Yllin e Davidit.Ndërkohë, shoqata rabinike hebreje-ortodokse e Gjermanisë ka bërë thirrje për ndalimin e Waters të performojë në Gjermani, por rokeri vazhdon të mohojë se ai është antisemitik dhe se flet vetëm kundër politikës izraelite.