Auto & Moto Tech

Tesla sjell risinë më të fundit, përdoruesit e makinave do të kenë mundësinë të zhvillojnë video-konferenca nëpërmjet Zoom-it!

Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë që Tesla dhe Zoom do të arrinin që të bëheshin bashkë për faktin se i përkasin fushave të ndryshme, por së fundmi të dyja ato  kanë njoftuar se zyrtarisht po bashkohen për të sjellë video-konferenca brenda automjeteve të Tesla-s. Gjatë viteve të fundit, Tesla ka investuar shumë në veçori që synojnë të jenë të dobishme për përvojën në makinë kur automjetet e saj bëhen me sistem vetëdrejtues.

Bëhet fjalë për video-lojërat në makinë dhe Tesla Theatre, i cili integron aplikacionet e transmetimit si Netflix dhe Hulu direkt në ekranin qendror të automjeteve nga ku ju mund të shihni filmat dhe serialet e preferuar. Derisa sistemi i plotë vetëdrejtues të bëhet realitet, gjë që është vonuar disa herë në rastin e Tesla-s, këto veçori përdoren vetëm kur automjetet janë të parkuara, veçanërisht kur karikohen.

Tani Tesla po shkon një hap më tej me aplikacionet vendase në një partneritet të ri me Zoom. Gjatë ngjarjes së tij Zoomtopia dje, aplikacioni i video-konferencave njoftoi një integrim zyrtar me Tesla-n. Një zëdhënës i Zoom konfirmoi njoftimin:

Mund të konfirmoj se integrimi Zoom për Tesla do të jetë i disponueshëm së shpejti në të gjitha modelet e reja të Tesla.

Theksojmë gjithashtu se CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar detaje të reja të platformës së ardhshme të makinave, e cila do të jetë e treta në përgjithësi pas asaj të madhe të përdorur nga Modeli S dhe X dhe asaj kompakte në të cilën janë bazuar Modeli 3 dhe Y. Musk ka treguar se platforma e re do të jetë më e vogël në krahasim me platformën Model 3 dhe Y dhe do të arrijë afërsisht gjysmën e çmimit të saj. Megjithatë, ai nuk ka treguar se kur do të arrijë platforma e re, por se është fokusi primar i ekipit për zhvillimin e automjeteve të reja.