Auto & Moto

Tesla ul çmimet për makinën Model Y!

Tesla ka ulur çmimin për automjetin Model Y për tregun në Evropë, pasi uli çmimet për makinat Model 3 dhe Model Y në Kinë. Në Gjermani, Tesla uli çmimin për Model Y me rreze të gjatë për 5,000 euro dhe tani automjeti kushton 49,900 euro, një zbritje prej 9%.

Prodhuesi amerikan i automjeteve gjithashtu uli çmimin e Model Y Performance me 5,000 euro, duke kushtuar tani 55,990 euro, një zbritje prej 8%. Zbritje ka pasur gjithashtu edhe për modelin bazë të Model Y për 1,900 euro dhe tani ky version kushton 42,990 euro. Model Y ishte modeli me bateri më i shitur në Gjermani në vitin 2023, me rreth 45,800 regjistrime të reja tek klientët. Megjithatë, Tesla humbi pozitën e saj numër një si marka me bateri më e shitur në vend ndaj Volkswagen.

Së fundmi, Tesla njoftoi se po tërhiqte dy milionë makina nga tregu amerikan, por autoritetet në Evropë thonë se kjo nuk do të ndikojë në Kontinentin e Vjetër. Tesla deklaroi se kjo ishte një lëvizje e nevojshme për të përditësuar softuerin në funksionin autopilot. Agjencia rregullatore përkatëse tha se funksioni në tregun e Amerikës së Veriut nuk kishte masa të mjaftueshme sigurie për ta mbajtur shoferin “autonom” gjatë drejtimit të automjetit.