Auto & Moto

Tesla vjen me risi, ja çfarë pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit 2023!

Së fundmi Tesla Inc po planifikon të rrisë prodhimin e makinave të saj Model Y nga Gigafactory Texas vitin e ardhshëm, raportoi Electreck. Sipas raportimeve, prodhuesi i automjeteve elektrike aktualisht po përgatitet të nxjerrë 75 mijë automjete Model Y nga Gigafactory Texas në tremujorin e parë të vitit 2023. Modeli Y i Tesla-s është një SUV i vogël dhe njëherësh produkti i saj më i popullarizuar. Ky model fillon nga 65,990 dollarë dhe dy motorë që ofrojnë lëvizje me të gjitha rrotat.

Ndërkaq, Tesla dëshiron që t’i shesë në SHBA makinat elektrike të prodhuara në Kinë. Ofrimi i makinave elektrike të prodhuara në fabrikën Gigafactory Shangai në SHBA do të ishte një lëvizje e re, por avantazhi i kostos thuhet se është mjaft i madh për të garantuar një plan të tillë. Jo vetëm kaq, por fitimi u bë më i madh me kalimin e kohës, kjo për shkak se 1 yuan kinez është më i lirë kundrejt dollarit amerikan, gjithashtu edhe për shkak të çmimeve më të ulëta të lëndëve të para në Kinë dhe rritjes së çmimeve të makinave të reja në SHBA.

Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë që Tesla dhe Zoom do të arrinin që të bëheshin bashkë për faktin se i përkasin fushave të ndryshme, por së fundmi të dyja ato kanë njoftuar se zyrtarisht po bashkohen për të sjellë video-konferenca brenda automjeteve të Tesla-s. Gjatë viteve të fundit, Tesla ka investuar shumë në veçori që synojnë të jenë të dobishme për përvojën në makinë kur automjetet e saj bëhen me sistem vetëdrejtues.