#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Lei Kraja: “E kam të vështirë të përshtatem me meshkujt shqiptarë”

Modelja dhe moderatorja simpatike e “Supersport” ishte e ftuara e episodit të dytë të #thuajemepepsi.

Bukuroshja e cila ka vetëm pak javë që është rikthyer në Shqipëri për të punuar e për të kaluar pushimet verore, ka folur për eksperiencën e saj mes Tiranës dhe Kalifornisë.

E dashuruar me kryeqytetin Shqiptar si askush tjetër, Lei ka rrëfyer se ndonjëherë mentaliteti i dobët e pengon të përshtatet me vajzat e djemtë e rinj, e kundërta ndodh në Amerikë.

Sa i përket këtyre të fundit, ajo na tregoi se e ka të vështirë të gjejë një të dashur në Shqipëri pasi djemtë tanë shpeshherë sillen çuditshëm dhe jo gjithmonë ajo arrin t’i kuptojë qëllimet e tyre.

“Çunat në Shqipëri janë shumë tërheqës, janë të bukur por e kam të vështirë të përshtatem me tipin e tyre” ,-tha Lei gjatë intervistës.

Ajo gjithashtu shtoi se ka disa karakteristika që partneri i saj i ardhshëm bën mirë t’i ketë. Fillimisht ‘princi i saj i kaltër’ duhet t’i ketë sytë e tillë, duhet të jetë i gjatë minimalisht sa vetë ajo por mbi të gjitha duhet të jetë njeri i mirë.