Lifestyle Travel

Thuajini ‘Jo’ pantallonave të shkurtra në udhëtimet tuaja me avion!

Komoditeti në avion është një prioritet për pasagjerët. Mirëpo, sipas një punonjësi me përvojë, ka një veshje që nuk duhet të futet kurrë në valixhen tuaj dhe ato janë pantallonat e shkurtra. Të veshurit pantallona të shkurtra në avion mund të mos jetë ideja më e mirë. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga ai është pastërtia.

Pavarësisht përpjekjeve të linjave ajrore për të ruajtur një nivel të lartë higjiene, realiteti është se avionët janë hapësira publike që kanë një vëllim të madh pasagjerësh çdo ditë dhe për rrjedhojë nuk ka kohë për t’u dezinfektuar. Nga ana tjetër, problem janë temperaturat. Në avion pritet të ketë ajër të freskët dhe ju mund të kini ftohtë në ato temperatura.

Cila ndenjëse në avion do të ishte më e mira për një udhëtim sa më të sigurt? Hetimi i TIME, i cili shqyrtoi të dhënat e 35 viteve të rrëzimit të avionëve, zbuloi se sediljet në pjesën e pasme të avionit kishin një shkallë më të ulët të vdekshmërisë. U konstatua se sediljet në mes, në pjesën e pasme të avionit kishin një vdekshmëri më të ulët me 28%. Vendet në pjesën e korridorit në mes të avionit ishin më të rrezikshmet me një shkallë vdekshmërie prej 44%.