Lifestyle Travel

Nuk e themi ne e ‘thotë’ hetimi, ndenjësja më e mirë në avion për një udhëtim sa më të sigurt!

Cila ndenjëse në avion do të ishte më e mira për një udhëtim sa më të sigurt? Hetimi i TIME, i cili shqyrtoi të dhënat e 35 viteve të rrëzimit të avionëve, zbuloi se sediljet në pjesën e pasme të avionit kishin një shkallë më të ulët të vdekshmërisë. U konstatua se sediljet në mes, në pjesën e pasme të avionit kishin një vdekshmëri më të ulët me 28%. Vendet në pjesën e korridorit në mes të avionit ishin më të rrezikshmet me një shkallë vdekshmërie prej 44%.

Megjithatë, duhet thënë se është e qartë që vdekja në një aksident ajror lidhet edhe me rrethanat e rrëzimit. FAA dhe ekspertë të tjerë të sigurisë së aviacionit e bëjnë të qartë se nuk ka vend më të sigurt në aeroplan. E vetmja gjë mund të thuhet me bindje është se fluturimet janë shumë të sigurta dhe bëhen gjithnjë e më të sigurta me kalimin e kohës. Shanset për të vdekur në makinë janë 1 në 112. Si këmbësorë, 1 në 700 dhe në motoçikletë 1 në 900. Në një aeroplan, nga ana tjetër, gjasat për të vdekur janë 1 në 8000 udhëtarë.

Ndërkaq, fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoja për të fjetur në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë sedilet. Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që aeroplani fillon të niset. Gjatë kësaj faze të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t’i shkaktojë dëme timpaneve të veshit.