Celebrities

Tom Hanks ka refuzuar Jeff Bezos dhe arsyeja ka qenë…

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks së fundmi është shprehur se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që kurseu 28 milionë dollarë në vend që t’i bashkohej një udhëtimi disa minutësh në hapësirë. Për këtë gjë ai ndihet shumë i gëzuar që qëndroi pikërisht këtu në Tokë.

Këtë deklaratë e bëri vetë fituesi i ‘Oscar’-it, i ftuar në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live’ ai u shpreh se ka refuzuar ftesën nga Jeff Bezos për t’u bashkuar me një fluturim të ‘Blue Origin’ në hapësirë. Kur Kimmel e pyeti Hanks nëse ishte i vërtetë, fakti që atij iu kërkua nga themeluesi i kompanisë gjigande ‘Amazon’ që të bashkohej me një fluturim hapësinor përpara William Shatner, ylli i filmit të njohur ‘Finch’ u përgjigj duke thënë se:

Epo, po, me kusht që të paguaja. E dini që kushton rreth 28 milionë dollarë ose diçka e tillë. Po bëj mirë, Jimmy, po bëj mirë. Por nuk po paguaj 28 milionë dollarë.

Hanks më pas bëri shaka se ata shumë lehtë mund të krijonin një fluturim hapësinor pikërisht në studio. E duke qënë se bëhet fjalë për një fluturim, i cili zgjat vetëm 12 minuta, ai u shpreh i gatshëm se mund ta xhironin shumë thjeshtë edhe nga këtu.

Nuk duhet të shpenzosh 28 milionë dollarë për ta bërë këtë.

Por nuk la pa përmendur edhe faktin se nëse fluturimi do të ishte falas, ai do ta bënte atë pa hezitim. Shatner ishte 90-vjeçari që u bë personi më i vjetër, i cili udhëtoi në hapësirë ​​kur u bashkua me tre anëtarët e tjerë të ekuipazhit në bordin e raketës ‘New Shepard’ për misionin ‘NS-18’ muajin e kaluar.

Vlen për t’u përmendur se udhëtimi i yllit të ‘Star Trek’ erdhi tre muaj pasi Bezos udhëtoi në hapësirë ​​me të njëjtën raketë për fluturimin e parë hapësinor të ‘Blue Origin’ me njerëz në bord. New Shepard është një anije kozmike e ripërdorshme, mund të marrë gjashtë astronautë për fluturime afërsisht 11-minutëshe në hapsirë.