Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

“Topin e Artë” në pjatë mund ta ofrojë vetëm restoranti i Lionel Messi-t!

Lionel Messi është bërë një tjetër sportist që zotëron një restorant, duke iu bashkuar listës që përfshin, ndër të tjerë, Cristiano Ronaldon djhe Rafa Nadal. Restoranti i yllit argjentinas ndodhet në hotelin “Mim” në Andorra dhe shefi i kuzhinës është Nadu Jubani. Restoranti ndodhet në katin e parë të hotelit dhe ofron pjata si ajo e ashtuquajtura “Pulga” dhe ushqime tradicionale të Argjentinës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hincha (@hincha_mim)

Gjithashtu, në menu mund të gjendet edhe “Topi i Artë”, i cili do të shijohet duke paguar vetëm 24 euro. Është një imitim vizualisht i trofeut që Messi e ka fituar shtatë herë, një ëmbëlsirë e shijshme e veshur me çokollatë. Lionel Messi është një nga lojtarët që nuk njeh limite, teksa rekordet që ai ka vendosur janë të panumërta.

35-vitet që ka mbi supe janë vetëm një numër për të, teksa së fundmi argjentinasi ka thyer një tjetër rekord. Sulmuesi shërbeu saktë për Mbappe në fundin e ndeshjes ndaj Brest, por ky nuk ishte një asist dosido, pasi është i 300 në karrierën e Messit. Asnjë lojtar tjerë nuk ka arritur një rekord të tillë më parë në nivele të larta, me Messin që vendos një tjetër rekord të veçantë, që do të jetë e vështirë për t’u arritur. Messi u kurorëzua kampion bote në fundin e vitit të shkuar, duke mundur me Argjentinën e tij Francën në finalen e Katarit