Celebrities Gossip Showbiz

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore, Kourtney Kardashian e panikosur!

Së fundmi, muzikanti i njohur Travis Barker është dërguar me urgjencë në spital dhe partnerja e tij Kourtney Kardashian ndodhej pranë tij. Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa Kourtney e ndiqte në këmbë. Ekipi i sigurisë së saj ishte me një Range Rover të zi, duke ndjekur ambulancën ndërsa mbërritën në spital.

Pak minuta pasi lajmi doli në media, vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama, postoi në Instagram Story:

Ju lutem, dërgoni lutjet tuaja.

Të porsamartuarit mbërritën fillimisht në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore West Hills dje në mëngjes për një lloj problemi shëndetësor që Barker po përjetonte. Gazeta raportoi se stafi mjekësor në West Hills tha se muzikanti kishte nevojë për kujdes shtesë, kështu që ai u dërgua me urgjencë në Cedars-Sinai. Në orën 10:45 të mëngjesit me orën lokale, rockeri shkroi në Twitter: “Zoti më ruaj”. Në fakt, ky është emri i këngës së tij me Machine Gun Kelly, por koha e postimit në Twitter është e çuditshme. Ndërkaq, përfaqësuesit e çiftit nuk kanë reaguar ende.

Vlen të theksojmë se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurrë nuk i kanë shmangur momentet e tyre intime edhe në publik. Por edhe këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Travis Barker ka hedhur një hap më tej, teksa tregoi të brendshmet me dantella shumë seksi të gruas së tij Kourtney Kardashian në një postim të fundit. 46-vjeçari postoi një foto të të brendshmeve të saj me dantella, të cilat kishin të mbishkruar emrin e tij.

Rikujtojmë, se në serialin e re ‘The Kardashians’, marrëdhënia e Kourtney Kardashian me Travis Barker dhe ankthi i Scott Disick sa i përket kësaj martese kanë qenë pikat kyçe. Por në episodin e fundit të shfaqjes, Kardashian iu ankua mikut të saj Steph Shepherd se, në realitet, drama e Disick është shumë më e vogël në jetën e saj dhe emisioni po redaktohet në një mënyrë që e keqinterpreton situatën.