Fashion Health & Beauty

Trend-i i momentit, rikthehet lyerja e famshme e buzëve e viteve ’90-të!

Çdo vit e më shumë njerëzit po i kushtojnë kohë dhe vëmendje të detajuar pamjes së tyre. Edhe pse jemi në 2021-in, në kohën ku njerëzit janë fiksuar pas trendeve të famshme të Instagramit dhe TikTok-ut disa veshje dhe make up-e të viteve 90′-të vijojnë të mbeten ende në modë.

Trendet e fundit të modës shpesh tregojnë disponimin e përgjithshëm të shoqërisë. As ky vit nuk bën përjashtim. Disa preferenca të stilit të flokëve të të famshmëve kanë të përbashkëta dhe të gjithë duket se janë në humor për të eksperimentuar!

Stili i veshjes është një mënyrë shumë e mirë për të bërë një përshtypje të mirë, por edhe make up-i gjithashtu.

Ajo që bie më shumë në sy këto kohë është lyerja e famshme e buzëve e viteve 90-të

 

Asnjë grim i mirë nuk duket i plotë pa një buzëkuq të mirë. Shpesh herë është e vështirë të gjesh nuancën ideale, por për sezonin e pranverës këto ngjyra do të jenë një trend të cilët do të rrinë mirë në çdo nuancë të lëkurës.

Të quajtura “buzët supermodele”, trend-i i fundit rikthen konturin e famshëm me laps.

Bota e modës vazhdon të ndryshojë herë pas here. Pasi të mësohemi me një trend, ai shpejt zëvendësohet me një tjetër. Sidoqoftë, nga ana tjetër, të gjithë e dimë frazën për gjërat e reja që maskohen si të vjetra të harruara.