Bota Botë e Çuditshme Food & Drink

“Trend” i ri në Tajlandë, shtohet popullariteti i mishit të krokodilit!

Vendet aziatike janë gjithmonë skenë e menuve të veçanta dhe gatimeve ekzotike. Së fundmi, në Tajlandë është shtuar popullariteti i mishit të krokodilit. Wichai Roongtaweechai, i cili ka një fermë krokodilësh, thotë për “The Guardian” se shitjet e mishit të krokodilit janë rritur me 70% që prej fillimit të vitit. Mishi i grabitqarit, i cili konsiderohet si një “delikatesë” në Tajlandë, shitet i skuqur, ose në skarë dhe njerëzit çmenden pas ushqimit të ri.

Roongtaweechai thotë se familja e tij është marrë me mbarështimin e krokodilëve për lëkurën e tyre dhe për shitjen e të vegjëlve. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe mishi i krokodilit po bëhet gjithnjë e më shumë popullor, duke ndryshuar edhe modelin e biznesit të tij. Pavarësisht se çmimi është rritur për shkak të rritjes së kërkesës, sërish, mishi i krokodilit shitet më lirë sesa ai i derrit.

Rikujtojmë, se trendi më i ri në Tajlandë gjithashtu është “pica çmendurisht e lumtur” me kanabis. Ushqimi më intrigues dhe më i famshëm i momentit, është një përzierje që ngjall shijen e supës së famshme të Tajlandës “Tom Yum Gai” së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur. Kanabisi futet gjithashtu në koren e djathit si dhe në salcën shoqëruese.