Health & Beauty Lifestyle

Trupi juaj e meriton, si të kujdeseni për gjoksin gjatë shtatzënisë!

Për të prodhuar qumështin e gjirit, trupi i nënave djeg rreth 500 kalori në ditë gjë që mund të çojë në humbje më të shpejtë të peshës pas lindjes së fëmijës. Qumështi i nënës përmban vitaminat, yndyrat dhe proteinat e nevojshme që nevojiten për forcimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Kjo do të nënkuptonte më pak ftohje dhe një sistem më të mirë të tretjes.

Që në fillim të shtatzënisë, shtimi i hormoneve femërore në gjak shkakton një rritje të vëllimit të gjëndrës së qumështit, gjinjtë janë të tendosur, dhembin si dhe rrjeti venoz ngjyrë blu bëhet i dukshëm përmes lëkurës. Pigmentimi i gjinjve tuaj gjithashtu mund të theksohet nën efektin e hormoneve. Me kalimin e muajve, gjoksi juaj do të vazhdoj të rrumbullakoset deri sa të arrijë vëllimin maksimal disa ditë pas lindjes, gjatë ardhjes së qumështit.

Për ta ruajtur sa më mirë gjoksin, mbani gjithmonë reçipeta në përshtatje me përmasat e gjinjve, të pajisura me rripa të gjerë. Nëse gjinjtë janë të rëndë dhe dhembin, ju mund t’i mbani recipetat kur flini, për t’ju lehtësuar. Çdo ditë, masazhojini gjinjtë duke kryer lëvizje rrethore nga jashtë brenda, me një produkt përkujdesjeje të formuluar në mënyrë specifike për gjoksin e grave shtatzëna.

Kjo do të ndihmojë për të qetësuar tensionin në gjoks, për të ruajtur elasticitetin e lëkurës dhe për të parandaluar lëshimin e lëkurës. Gjithashtu, përpiquni të kufizoni shtimin në peshë për të shmangur një rritje shumë të madhe të vëllimit të gjinjve tuaj. Rikujtojmë, se frika më e madhe e të gjithë nënave kur i zë gripi është transmetimi i infeksionit te foshnja. Mbrojtja më e mirë për beben është të vazhdohet t’i jepet gji. Madje edhe nëse bebja sëmuret, procesi i shërimit do të jetë më i lehtë dhe më i shpeitë nëse nëna vazhdon t’i japë gji.