Celebrities Gossip Showbiz

“Turp të keni”, Caitlyn Jenner i mohohet ushqimi në hotelin ku po qëndronte!

Së fundmi, Caitlyn Jenner është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm ku teksa ishte akomoduar në një hotel në Beverly Hills, asaj i është mohuar konsumimi i drekës pasi sipas drejtuesve të hotelit kishte veshje të papërshtatshme. Jenner ndau ekpseriencën zhgënjyese me ndjekësit në instagram duke treguar se arsyeja që ajo nuk u lejua të ulej në tavolinë për të konsumuar drekën ishin xhinset e saj të grisura tek gjunjët.

Turp të keni për shërbimin tuaj të tmerrshëm që nuk më lini të ha drekë vetëm për një grisje të vogël në xhinse. E neveritshme. Unë kam qenë një mbrojtëse e juaja për dekada. Por pas kësaj jo më!

Një burim i brendshëm i tha ‘TMZ’ se Jenner ishte ‘i zënë e befasuar’ nga kërkesa, pasi ajo kishte bërë flokët dhe grimin dhe xhinset e saj kishin vetëm një të çarë të vogël tek gjuri. Një zëdhënës i hotelit i tha gazetës se:

Ju lutemi shikoni politikën tonë të kodit të veshjes, e cila është e deklaruar në faqen tonë të internetit dhe e ofruar për çdo mysafir kur ata bëjnë një rezervim te ne.

Rikujtojmë, se së fundmi Caitlyn Jenner ka bërë një pretendim se Kris Jenner i detyroi ata të martoheshin në vitin 1991. 65-vjeçarja ishte e martuar me ish-atletin fitues të medaljes së artë olimpike, për 23 vjet, deri në vitin 2015. Ish-çifti që kanë vajzat Kendall dhe Kylie, i dhanë fund lidhjes pasi Caitlyn vendosi të ndryshonte gjithçka, duke luftuar me disforinë gjinore.

Para se të martohej me Caitlyn, Kris ishte martuar me avokatin Robert Kardashian dhe dyshja kishin së bashku tre vajza dhe një djalë, Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob. Caitlyn gjithashtu ishte prind i djemve Brody, Brandon dhe Burt nga marrëdhëniet e tij para Kris.

Në episodin e “Big Brother Vip” në Australi, Caitlyn zbuloi se Kris dëshironte që ata të martoheshin vetëm 5 muaj e gjysmë pasi filluan të takoheshin. Së fundmi, ylli i “KUWTK”, është përballur me akuza të ashpra pasi ndau pikëpamjet e saj mbi vajzat transgjinore që garojnë në sportet shkollore. Këtë deklaratë ylli 71-vjeçar e bëri në një intervistë për “TMZ”.